Një familje 5 anëtarëshe u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në Iskenderun të provincën Hatay, 80 orë pas tërmetit që goditi provincat jugore të Türkiye-s të hënën.

 

Personeli i ekipeve të shpëtimit me përpjekje të mundimshme arritën t'i nxjerrin nga rrënojat, fillimisht nënën Vefa Aburas nga Siria dhe më pas fëmijët Zehra (12), Ahmed (9) dhe Vasim (6), dhe në fund burrin e saj Hasan.

 

Anëtarët e familjes 5 anëtarëshe u bartën me barela në ambulancë dhe u dërguan në spital nën duartrokitjet e turmës.

 

Të paktën 14.351 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 mijë u plagosën në tërmetin shkatërrues që goditi Türkiye-n jugore.