Romancierja koreano-jugore Han Kang fitoi çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2024 "për prozën e saj poetike".

Në konferencën për media të mbajtur në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, u shpallën fituesit e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2024.

Sipas deklaratës, shkrimtarja e romaneve koreano-jugorja Han Kang u vlerësua e denjë për këtë çmim për "prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe paraqet brishtësinë e jetës njerëzore".

Në mesin e veprave të tjera të Han-it, fitueses së Çmimit Nobel për Letërsi 2024, përfshihen romane me famë botërore si "The Vegetarian", "The White Book", "Human Acts" dhe "Greek Lessons".

 

- Kush është Han Kang?

Han Kang ka lindur në Gwangju në vitin 1970. Ndërsa që në moshën 10-vjeçare ajo u rrit në lagjen Suyuri të kryeqytetit Seul, ku familja e saj u zhvendos. Ajo studioi Gjuhën dhe Letërsinë Koreane në Universitetin Yonsei, i njohur si një nga universitetet më të mira në Korenë e Jugut. Ndërsa bëri debutimin e saj të parë letrar në vitin 1993 me pesë poezi të botuara në revistën "Letërsia dhe Shoqëria".

Han e filloi karrierën e saj si romanciere duke fituar "Konkursin e Letërsisë Pranverë të Seul Shinmun 1994" me "Spiranca e Kuqe". Han botoi koleksionin e saj të parë me tregime të shkurtra të quajtur "Yeosu" në vitin 1995 dhe me mbështetjen e Këshillit të Arteve të Koresë, ndoqi Programin Ndërkombëtar të Shkrimit të Universitetit të Iowa-s për 3 muaj në vitin 1998.

Han, botimet e së cilës përfshijnë përmbledhje me tregime të shkurtra dhe poezi, është vlerësuar e denjë për shumë çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shkrimtarja në veprat e saj përparoi në mënyra të ndryshme temat e "patriarkatit, dhunës, pikëllimit dhe humanizmit".

Han fitoi Çmimin Ndërkombëtar "Man Booker" në vitin 2016 me romanin e saj "Vegjetariani" ('The Vegetarian') të cilin e shkroi në vitin 2007.

Autorja u vlerësua e denjë për çmime të ndryshme letrare në Itali, Spanjë dhe Francë, ndërkohë ajo u përzgjodh si autore e 5-të për projektin "Biblioteka e së Ardhmes" në Norvegji në vitin 2019. Në këtë kuadër romani i autorit i titulluar "I dashur bir, i dashur im" (Dear Son, My Beloved) do të ruhet në Bibliotekën Deichman në Oslo deri në datën e botimit në vitin 2114.

Romanet e autores, të titulluara "Vegjetariani" dhe "Fëmija po vjen" janë përkthyer edhe në turqisht./aa