Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim lamtumirës me komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani gjatë takimit shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e gjeneralit Ulutaş në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyç për paqe dhe stabilitet.
Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutaş për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme.
Gjatë ditës së nesërme, në shtabin e KFOR-it në Prishtinë mbahet ceremonia e ndërrimit të Komandantit të KFOR-it. Komandanti i ri i KFOR-it për një mandat njëvjeçarë do të jetë Enrico Barduani nga forcat italiane të NATO-s./aa