Aurora polare zbukuroi qiellin mbi provincën veriore turke Kastamonu.
Ndriçimi polar verior, i njohur si "Aurora Borealis", është vërejtur në rrethin Bozkurt në brigjet e Detit të Zi në Kastamonu dhe është fotografuar nga banorët.
Ky fenomen është rezultat i ndërveprimit midis fushës magnetike të Tokës dhe grimcave të ngarkuara nga Dielli. Aurora Borealis shfaqet në një distancë prej 80 deri në 640 kilometra nga Toka./aa