Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ku po zhvillon vizitë zyrtare.
Erdoğan u prit nga Vuçiq në Pallatin Presidencial në Beograd. Gjatë ceremonisë u intonuan himnet kombëtare të të dyja vendeve. Erdoğan dhe Vuçiq përshëndetën rojën ceremoniale, ndërsa më pas pozuan para kamerave. Të dy liderët më pas ia njoftuan njëri-tjetrit delegacionet e tyre shoqëruese.
Palët më pas hynë në Pallatin Presidencial për një takim kokë me kokë.
Në ceremoni morën pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, İbrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës, Fahrettin Altun, shefi i Politikës së Jashtme dhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit, Akif Çağatay Kılıç, kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün, dhe kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK), Erol Özvar./aa