Pavarësisht se iu bashkua listës së Unesco në 2019, ekosistemi i liqenit të Ohrit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të gjendura buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij, raporton Zëri i Amerikës, që nga Unesco konsiderohet e papajtueshme me trashëgiminë botërore. Në 2020, Unesco kërkoi mbylljen e menjëherëshme të aktiviteteve që dëmtojnë këtë zonë.

 

 

Për Zërin e Amerikës, specialisti i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Gani Bego thotë se 4 subjekte vijojnë aktivitetin minerar, ndërsa e quan problem të mbartur ndër vite.Ky aktivitet ka pësuar një rënië. Janë disa subjekte që shfrytëzojnë në karrierë dhe të gjitha metalet e rënda përfundojnë në liqen.’- u shpreh ai.

 

Ndërsa eksperti i mjedisit Arjan Merolli ngre alarmin e ndotjes së liqenit shumë herë mbi normën e Bashkimit Europian.

 

‘Në rast se ne nuk marrim masa që këto mbetje minerare që janë qoftë në nivelin e shllameve, që janë jashëtzakonisht të rrezikshme, jo vetëm të përmbajtjes por edhe dimensioneve që ato kanë do të humbasim me kalimin e kohës ato kritere për të cilat ky rajon është shpallur si rajon është shpallur si trashëgimi natyrore botërore.’- u shpreh ai.

 

Përfaqësuesit e Bashkisë së Pogradecit thonë se pjesa më e madhe e mbetjeve minerare është larguar.

 

Ndërkohë e pyetur pak kohë më parë, nëse Liqeni i Pogradecit rrezikon statusin e UNESCO-s për shkak të ndotjes së lartë, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dha këtë përgjigje:

 

“Nuk më rezulton të ketë një kërcënim të tillë, bashkia e Pogradecit dhe ministria janë në bashkëpunim për të zgjidhur plagët që ka lënë tranzicioni. Pogradeci është një bashki me potencial të madh minerar dhe në dekada ka qenë një zonë e shfrytëzuar për qëllime minerare me miniera që vazhdojnë të lënë plagën e tyre. Ka filluar një proces pastrimi i disa prej hotspoteve minerare është një proces në vazhdim.”- tha ministrja Kumbaro.

 

Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me rreth 300 specie endemike.