Banka Evropiane e Investimeve (BEI) do të hapë zyrën e saj të përfaqësisë në Shqipëri.
Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave, vendosi në mbledhjen e fundit, miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Banka Europiane e Investimeve është një nga institucionet e rëndësishme financiare, që mbështet përmes financimit projekte të rëndësishme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.
Banka Evropiane e Investimeve ofron mbështetjen e saj në sektorë të rëndësishëm të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian./ata