Të ardhurat totale për muajin e parë të vitit 2024 u realizuan në masën 54.35 miliardë lekë, ose 100.6 % e planit fillestar të buxhetit të së njëjtës periudhë të një viti më parë.
 
Ministri i Financave, Ervin Mete bëri të ditur sot se ekonomia u zhvillua pozitivisht edhe në muajin janar 2024.
 
“Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 4 miliardë lekë, ose 8 % më shumë”, tha Mete.
 
Sipas tij, në janar 2024 të ardhurat u rritën në vlerën e 54.35 miliardë lekëve, kundrejt planit për të njëjtën periudhë parashikuar në vlerën 54.01 miliardë lekë, por edhe krahasuar me janar 2023 që shënoi vlerën e 50.35 miliardë lekëve./ata