Banorët e shtetit amerikan Florida hasën në trafik të ngjeshur ndërsa u kthyen në shtëpitë e tyre të premten pas uraganit Milton që përfshiu shtetin.
Stuhia shkaktoi dëme të mëdha, duke i lënë shumë persona në kushte të vështira, për të vlerësuar ndikimin në pronat e tyre.
Të paktën 16 njerëz humbën jetën dhe miliona mbetën pa energji pasi tornado të shumta shpërthyen ndërsa Milton iu afrua shtetit të mërkurën në mbrëmje.
Duke arritur në tokë si një uragan i kategorisë 3, Milton shkaktoi reshje historike nëpër pjesë të zonës së Gjirit Tampa në bregun e Gjirit, duke u regjistruar si një ngjarje që ndodh "një herë në një mijë vjet"./aa