Ushtria izraelite njoftoi se 24 ushtarë të saj janë plagosur në 24 orët e fundit, 13 prej të cilëve në luftimet në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria informohet lidhur me ushtarët e plagosur. Në 24 orët e fundit janë plagosur 24 ushtarë izraelitë, 13 prej të cilëve në luftimet në Gaza.
Numri i ushtarëve të plagosur që nga 7 tetori është rritur në 3.977, nga të cilët 2.018 gjatë pushtimit tokësor të Gazës.
Ushtria izraelite tha se nga ushtarët e saj ka të plagosur edhe në luftimet e shënuara me Hezbollahun në kufi me Libanin.
Izraeli i cili vazhdon sulmet që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, po përleshet edhe me Libanin në kufirin e tij verior./aa