Një deklaratë e përbashkët nga 34 vende që kontribuojnë në Forcën e Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL) sot bëri thirrje për mbrojtjen e paqeruajtësve të OKB-së mes tensioneve në rritje në rajon.
Vendet, duke përfshirë Brazilin, Kinën, Francën, Türkiyen dhe Britaninë, riafirmuan “mbështetjen e tyre të plotë për misionin e UNIFIL-it” për të sjellë stabilitet në Libanin jugor dhe për të promovuar paqen.
Deklarata e përbashkët, e iniciuar nga Polonia, dënoi sulmet e fundit ndaj paqeruajtësve, duke thënë: “Veprime të tilla duhet të ndalen menjëherë dhe duhet të hetohen në mënyrë adekuate”.
Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë praninë e UNIFIL-it dhe të garantojnë sigurinë e personelit të tij.
“Ne përsërisim angazhimin tonë për bashkëpunimin shumëpalësh me OKB-në në thelb të tij. Bëjmë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar, në veçanti Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit”, thuhet më tej./aa