Numri i aksidenteve në muajin shkurt u rrit me 14.3 %, duke shkuar në 88, nga 77 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet rrugore në muajin shkurt sipas të cilit, numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur, rezulton 123 persona nga 100 në muajin shkurt 2022.

 

Referuar raportit të INSTAT-it, aksidentet rrugore, në 81.8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22.7 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

 

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 11.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ATSH