Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, mori pjesë në panelin “Perspektivave Rinore: Si mund të jemi ne ndryshimi?”, që u mbajt në Gjermani, nën moderimin e Adelheid Feilcke, drejtuese e programeve për Evropën në Deutsche Welle.
Muzhaqi tha se, në këtë panel ishin të pranishëm ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi, Anđela Jakšić-Stojanović, aktivistët e rinj Envera Moro nga Bosnje Hercegovina, Lazar Simic nga Serbia, Ensara Reçi nga RYCO dhe Adrian Flaig, drejtues i organizatës së studentëve dhe akademikëve shqiptarë në Shtutgart.
Gjatë fjalës së saj Muzhaqi u ndal në piketat kryesore të qeverisë për mbështetjen e të rinjve dhe integrimin e tyre në tregun e punës si dhe nismat për ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe krijimin e një ofertë më të mirë studimi në Shqipëri.
“Ndava në panel punën e zhvilluar për krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë shqiptarë duke i angazhuar në vendimmarrje në nivel lokal dhe qëndror, programet e ndryshme për punësimin nëpërmjet praktikave dhe programin e garancisë rinore, por edhe nismat fantastike për ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe krijimin e një ofertë më të mirë studimi në Shqipëri”, tha ministrja.
Ky panel ishte pjesë e Forumit të Shoqërisë Civile dhe Laboratorit të Mendimit 2024 nësi pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit./ata