Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo,  ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi emri i tij doli në dosjen që SPAK po heton për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

 

Ai ka deklaruar se Ahmetajn e ka patur shok partie, ndërsa i pyetur nëse është takuar me Mirel Mërtirin ai ka thënë se nuk i kujtohet nëse e ka takuar apo jo.

 

“Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për incneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im. Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një sms që të pres Mërtirin.  Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, tha ai.