Sot përkujtohet ditëlindja e shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agollit, i lindur më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit.
Në 93-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot “përkujtojmë dhe nderojmë frymën e pavdekshme të një mendjeje që vazhdon të na mësojë artin e të jetuarit përmes fjalës”.
Sipas ministrit “vargjet e tij si një burim i përjetshëm drite e urtësie”.
Gonxhja ka ndarë një video teksa shkrimtari Dritëro Agolli reciton vargjet një prej poezive së tij më të njohura “Kur të jesh mërzitur shumë”.
“Në këtë ditë të veçantë, kur kujtimi i Dritëro Agollit merr peshën e një epike të pashuar, rikthehemi tek vargjet e tij si një burim i përjetshëm drite e urtësie. Sot, në përvjetorin e tij të lindjes, përkujtojmë dhe nderojmë frymën e pavdekshme të një mendjeje që vazhdon të na mësojë artin e të jetuarit përmes fjalës! I paharruar!”- shkruan Gonxhja.
Dritëro Agolli u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare, në vitin shkurt të vitit 2017 në Tiranë./ata