Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier.

Një 75- vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu mëngjesin e sotëm.

Sipas burimeve policore i moshuari ndodhej në banesë në lagjen “ Qenas” në Afrim i Ri, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar të ndërmarrë një akt të tillë fatal për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, është gjetur nga familjarët, në banesë, pa shenja jete, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. M., 75 vjeç. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethave të rastit./SyriNet