Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 2 të arrestuarit për protestën e 7 tetorit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ditën e sotme Gjykata caktoi masën e “Arrestit shtëpiak” për Xhevahir Rrushin dhe Gentian Tugen.

Për protestën e 7 tetorit kujtojmë se pati disa të shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë, për akte dhune./TopChannel