Henri Xhakolli, nxënës në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, ka prezantuar startup-in e tij të parë, “Herakliti-AI”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale shembullin e Xhakollit.
“Njihuni me nxënësin e talentuar të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, Henri Xhakolli, i pasionuar pas programimit, i cili sapo ka lançuar start-up e tij të parë, “Herakliti-AI”, një mësues digjital që premton të transformojë mësimdhënien”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “ky start-up u vjen në ndihmë nxënësve që të zgjidhin ushtrime hap pas hapi duke përdorur këtë platformë. Janë rreth 3000 ushtrime të zgjidhura ku nxënësit mund të testojnë njohuritë”.
Implementimi i laboratorëve të Inteligjencë Artificiale në shkolla është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së të rinjve për sfidat e të ardhmes. Këto laboratorë ofrojnë një mjedis praktik, ku nxënësit mund të eksplorojnë dhe të mësojnë për teknologjitë e AI, si dhe të krijojnë projektet e tyre. Janë më shumë se 2000 nxënës që do të përfshihen deri në vitin 2025 në këtë program./ata