Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga gjimnazi i rikonstrukturuar “Pjetër Budi” në Burrel.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama njofton se kjo shkollë ka pritur 300 nxënës dhe staf pedagogjik për këtë vit të ri shkollor.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES dhe me gjimnazin e rilindur “Peter Budi” ne Burrel, një tjetër investim i Ministrise se Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Burrel, qe ka pritur 300 nxënës dhe mësues në këtë vit të ri shkollor me kushte moderne, ju uroj një dite te mbare”, shkruan Rama./GazetaShqiptare