Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se vendi i tij para të gjithë “partnerëve evropianë” do të prezantojë “planin e fitores” së saj për t’i kërkuar Moskës t’i japë fund luftës pothuajse 3-vjeçare.

“Këtë javë, ne do t’ua paraqesim të gjithë partnerëve tanë evropianë strategjinë tonë për të detyruar Rusinë t’i japë fund luftës. Sigurisht, ‘Plani i Fitores’ do të bëhet gjithashtu publik, së bashku me përgjigjen e parë që morëm nga partnerët tanë”, shkroi Zelenskyy në platformën sociale X.

Zelenskyy tha se zv/kryeministri ukrainas prezantoi një raport mbi diskutimet që u zhvilluan në Washington dhe në kryeqytete të tjera në nivel ekipi, duke theksuar aspektet gjeopolitike të “planit të fitores”, një plan që synon t’i japë fund luftës me Rusinë që vazhdon që nga shkurti i vitit 2022.

Presidenti ukrainas tha se ushtria e vendit të tij vazhdon “të punojë nga afër” me partnerët në komponentët ushtarak të planit.

“Dhe ne, të gjithë ne në Ukrainë, kemi vërtet nevojë për mbështetje maksimale”, tha ai./aa