Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan me Çmimin Nobel në Ekonomi për kërkimin e tyre se si institucionet formojnë dhe ndikojnë në mirëqenien e njerëzve.
Në konferencën për media të mbajtur në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, u shpallën fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2024.
Në deklaratë thuhet se çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2024 e fituan profesori turk, prof. dr. Daron Acemoğlu dhe britanikët prof. dr. Simon Johnson dhe prof. dr. James Robinson për studimet e tyre mbi formimin e institucioneve dhe efektet e tyre në mirëqenien.
Profesorja amerikane Claudia Goldin nga Universiteti i Harvardit fitoi Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2023 për punën e saj mbi vendin e grave në fuqinë punëtore.
- Çmimet Nobel
Çmimet e ndara për ata që i shërbejnë njerëzimit nga Fondacioni Nobel, i cili themelua më 9 qershor të vitit 1900 pas vdekjes së suedezit Alfred Nobel, konsiderohen si çmimet më prestigjioze në botë.
Çmimet Nobel jepen nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, Akademia Suedeze, Instituti Karolinska dhe Komiteti Norvegjez i Nobelit për individët ose organizatat që konsiderohen më të suksesshme në 5 degë: fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe mjekësi.
Krahas këtyre, çmimi Nobel në Ekonomi u dha për herë të parë në vitin 1969, kur Banka Qendrore Suedeze vendosi në vitin 1968 të japë një çmim në ekonomi në kujtim të Alfred Nobelit.
Çmimet Nobel u jepen pronarëve të tyre në një ceremoni që mbahet çdo vit më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.
Ka patur disa vite kur çmimet nuk janë dhënë që nga fillimi i tyre në vitin 1901. Shumica e çmimeve të anuluara, 49 në total, ndodhën gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.
Ceremonitë e ndarjes së çmimeve nuk u mbajtën as në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19./aa