Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 0-1 mbrëmjen e sotme përballë Gjeorgjisë duke arritur një fitore historike në Tbilisi.
Fitorja e parë në fushën e gjeorgjianëve rikthen sërish shpresat e kuqezinjve për të qenë të parët në grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Kristjan Asllani, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi me golin e tij nga jashtë zone vendosi fatet e këtij takimi dhe i dha Kombëtares kuqezi tre pikë të arta. Për këtë, ai u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4 sipas “Sofascore”.
Nota mbi 7 morën edhe lojtarët e mbrojtjes dhe portieri Strakosha.
Ndërsa mesfusha Ramadani, Laçi, Bajrami dhe Asani nuk e arritën dot notën 7.
Sulmuesi Tuci, i cili debutoi që nga minuta e parë me fanellën kuqezi arrit të merrte notën 7./ata