Një dentist në Kolorado u arrestua të dielën pasi dyshohet se kishte helmuar gruan e tij dhe policia e quan këtë një vrasje të tmerrshme, komplekse dhe të llogaritur.

 

 

James Toliver Craig, nga Aurora, e kishte çuar gruan e tij 43-vjeçare në spital të mërkurën mbrëma, pasi ajo u ankua për marramendje dhe dhimbje koke të forta, tha policia e Auroras.

 

Menjëherë pas mbërritjes, gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi dhe ajo u vendos në një ventilator në ICU përpara se truri i saj të vdiste, thanë hetuesit.  Mjekët vendosën që të dielën në mëngjes ta heqin gruan nga aparatet që e mbanin trupin në jetë sepse nuk kishte asnjë mundësi për të jetuar.

 

 

Megjithatë, ata besuan se përkeqësimi i saj i shpejtë ishte i dyshimtë dhe e raportuan atë në polici, sipas policëve.

 

Njësia e Vrasjeve të Krimeve të Mëdha të policisë Aurora nisi një hetim dhe zbuloi se viktima ishte helmuar. Mendohet bashkëshorti i saj është i dyshuari kryesor. Një oficer u shpreh se zbuluan arsyen sëmundjes dhe vdekjes së shpejtë të gruan dhe në fakt ishte një vrasje e urryer, komplekse dhe e përllogaritur.

 

Pasi gruas iu hoqën aparatet që e mbanin në jetë, policët morën një urdhër dhe arrestuan Craig, 45 vjeç. Ai u arrestua në burgun e qarkut me një akuzë për vrasje të shkallës së parë atë pasdite, tha policia. Nuk është bërë e ditur asnjë motiv për vrasjen.

 

Hetimi është në vazhdim.