Ushtria izraelite arrestoi 25 palestinezë, përfshirë një fëmijë, gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor.
Gjatë 24 orëve të fundit në bastisjet e ushtrisë izraelite në shtëpitë palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar si dhe në qytetet e Bregut Perëndimor të Khalilit, Ramallah, Tulkarm, Jenin dhe Selfit familjet palestineze u rrahën, iu nënshtruan kërcënimeve dhe poshtërimeve të ushtarëve.
Forcat izraelite arrestuan 25 palestinezë, përfshirë një fëmijë, në bastisjet e kryera në 24 orët e fundit, duke rritur kështu numrin e palestinezëve të ndaluar nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 në 7.845.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmin e saj në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa