Liga e Kombeve ka mbyllur këtë të martë ndeshjet e katërta në grupe me tetë sfida në Ligat A dhe C. Kosova ka marrë tri pikët e treta radhazi duke mposhtur 3-0 në ‘Fadil Vokrri’ Qipron. Rekord nga Dardanët që nuk kishin marrë të tilla rezultate pas pranimit në UEFA.

Në Ligën A ka pasur duele interesante, ku Polonia dhe Kroacia barazuan 3-3 në një përballje spektakolare. Në Skoci, vendasit barazuan 0-0 kundër Portugalisë, me Ronaldon që luajti 90 minuta.

Në Cordoba, Spanja mboshti 3-0 Serbinë me golat e Laporte, Morata dhe Baena. Ndërkohë në St. Gallen Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Danimarkës, për hapin e dytë fals radhazi.

Në Ligën C, Kosova siguroi tri pikë me vlerë që e mbajnë në vendin e dytë në grup. Me golat e Amir Rrahmanit, Ermal Krasniqit dhe Emir Sahitit (goli i parë me Dardanët), Kosova mposhti 3-0 Qipron.

Tri pikë edhe për Rumaninë në udhëtim, ndërsa Irlanda e Veriut turpëroi 5-0 Bullgarinë.

Liga e Kombeve

Liga A

Poloni 3-3 Kroaci

Skoci 0-0 Portugali

Spanjë 3-0 Serbi

Zvicër 2-2 Danimarkë

Liga C

Bjellorusi 1-1 Luksemburg

Kosova 3-0 Qipro

Lituani 1-2 Rumani

Irlanda e Veriut 5-0 Bullgari

/Shqiptarja