Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiye-n jugore muajin e kaluar është rritur në 50.096, njoftoi zyrtari i agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive.

Yunus Sezer, kreu i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tha se 107.204 njerëz u plagosën.

 

Më 6 shkurt, dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

 

Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore./AA