Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan deklaroi se "Sot, Izraeli është bërë kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare".

Ministri Fidan foli në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi.

Fidan tha se Türkiye ka marrëdhënie të ngushta me Jordaninë dhe se ata me gjithë zemër besojnë se këto marrëdhënie kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ai tha se me homologun jordanez biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, se synojnë të mbajnë takimin e parë të komisionit të përbashkët ekonomik në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe se dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunimin edhe në fushën e industrisë së mbrojtjes. Fidan tha se atje janë shumë marrëveshje që dëshirojnë t'i nënshkruajnë në të ardhmen dhe theksoi se dëshirojnë që këto të përfundojnë sa më shpejt dhe të thellohen më tej marrëdhëniet.

"Izraeli ka vazhduar të kryejë gjenocid në Gaza për më shumë se një vit, se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tani po përpiqet të pushtojë Libanin hap pas hapi", theksoi Fidan i cili tërhoqi vëmendjen se janë sulmuar Forcat e Përkohshme Paqeruajtëse të OKB-së në Liban.

"Izraeli po shënjestron punimet e ndihmës humanitare. Izraeli, i cili vret njerëzit e këtij rajoni që nga viti 1948, tani po shënjestron të huajt. Sot, Izraeli është bërë kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, por Izraeli nuk po e kryen i vetëm këtë krim. Ka vende të cilat e ndihmojnë dhe i japin armë. Ka nga ata që sigurojnë mbështetje politike për Izraelin", nënvizoi ministri Fidan.

Sipas tij, populli i këtij rajoni nuk do të harrojë Netanyahun gjenocidal, njerëzit e këtij rajoni nuk do të harrojnë as miqtë më të ngushtë të Netanyahut. "Mbështetja e dhënë Izraelit për të kryer gjenocid do të mbahet gjithmonë në memorie, në mendje. Ngjarjet e vitit të kaluar do t'u mundësojnë vendeve të Lindjes së Mesme të ndjekin një politikë të jashtme më të pavarur dhe shpresojmë se shokët e Netanyahut do të shohin se ndikimi i tyre në këtë rajon do zvogëlohet gradualisht", tha Fidan./aa