Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka komentuar raportin e fundit të Eurostat. Në reagimin e tij në Facebook, Basha shkruan se të dhënat e Eurostat-it pasqyrojnë një realitet tronditës, që nuk ka gjetur hapësirë në debatin publik për shkak të propagandës së gënjeshtërt të pushtetit.

“Gjysma e shqiptarëve jetojnë sot në varfëri. Gjysma e shqiptarëve nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm për fëmijët, ilaçe për të sëmurët, ngrohje për ditët e ftohta të dimrit dhe kushte minimale për të jetuar”, thekson Basha.

Basha gjithashtu thotë se, Demokratët Euroatlantikë, kanë gati programin reformues, përmes të cilit kërkojmë besimin e qytetarëve, për të lënë pas gjëmat e qeverisë Rama, dhe për të nisur një faqe të re në zhvillimin e vendit.

“Shqipëria meriton më shumë, prandaj në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët kanë në dorë t’i thonë ‘Jo’, varfërisë, keqqeverisjes dhe korrupsionit, pasi ato ia kanë bërë të pamundur jetën shumicës dërrmuese të tyre”, shprehet ai.

“Demokratët Euroatlantikë, kanë gati programin reformues, përmes të cilit kërkojmë besimin e qytetarëve, për të lënë pas gjëmat e qeverisë Rama, dhe për të nisur një faqe të re në zhvillimin e vendit”, nënvizon Basha./ata