Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot 26-vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale.

Ai theksoi se Forcat Speciale janë njësia elitare që mishëron forcën, disiplinën dhe profesionalizmin më të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare.

“Me krenari kujtojmë sot 26-vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitare që mishëron forcën, disiplinën dhe profesionalizmin më të lartë të Forcave të Armatosura Shqiptare. Në shërbim të sigurisë dhe sovranitetit kombëtar”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Më 16 tetor 1998 u krijua Batalioni i Forcave Speciale. Tashmë, ky batalion është i mirëpajisur me mjete moderne dhe mbart me vete një eksperiencë në operacione ushtarake, jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në misionet e NATO-s, BE e Kombeve të Bashkuara jashtë vendit./ata