Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, e ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv me gazetarin Arnold Kariqi ka foluar për mbërrtitjen e refugjatëve afrikanë në Gjadër të Lezhës ditën e sotmë, pas marrëveshjes Rama – Meloni.

Deputetja e Lezhës thëksoi se Rama e trajtoi Gjadrin, Lezhën dhe gjithë Shqipërinë si çiflig të tijin personal. Kjo marrëveshje ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe një sërë ligjes kombëtare e ndërkombëtare që shkelen nga kjo marrëveshje, ka thënë ajo.

“Në këto dhjetë vite janë larguar mbi 1 milionë shqiptarë dhe vendi ynë është shndërruar në një magazinë refugjatësh, pra, ku do të importohen refugjatë. Një kryeministër që nuk arrin të mbajë dot në vendin e tij shqiptarët, por i degdis në rrugët e Europës, ndërkohë që ka ngritur këto magazina refugjatë fatkeq. Nuk kemi asgje kundra refugjatëve dhe emigrantëve, dhe kjo është qëllimi i Ramës që të na paraqesë ne si ksenofob, por kjo nuk është e vërtetë. Shqiptarët janë mikpritës, po kjo bëhet për qëllime personale të Edi Ramës, i cili ka vetëm pushtetin e tij në qendër. Është totalisht e papranushem arrogancë e Edi Ramës duke mos i pyetur shqiptarët, nuk ka mbajtur asnjë dëgjesë publike. Ishte një terr informativ dhe kjo ishte e qëllimshme që pasi të kishte firmosur marrëveshjen t’u thoshte shqiptarëve. Ne e çuam në Gjykatën Kushtetuese, e cila e pezulloi njëherë, por më pas nën ndikimin e Ramës, me atë votimin e turpshmë 4 me 5 e kaloi marrëveshjen. Emigrantët nuk po kërkojnë Shqipërinë, ata po kërkojnë një vend të BE-së.”- tha Metaliaj./SyriNet