Ka mbërritur sot rreth orës 07:00 në portin e Vlorës anija kroçerë “VARIETY VOYAGER”, me 44 pasagjerë në bord, nga vende të ndryshme.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, raporton se anija turistike mbërriti nga Porti i Durrësit, teksa do të qëndrojë në Portin e Vlorës një ditë dhe më pas do të niset për destinacion e radhës, në Sarandë.

Këtë vit, Shqipëria është kthyer në destinacion për shumë turistë të huaj, teksa kanë qenë të shumta anijet turistike të ankoruara në portet tona, si veliera, jahte dhe kroçera./Shqiptarja