Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor ‘Lezhë-Shkodër’.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth 08:30 të mëngjesit.

"Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin B. L. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. H..  

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V. H., 61 vjeç, dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit B. L., shtetasja L. L., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën" informoi policia sot.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Shqiptarja