Është rritur në 153 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në rajonin Jigawa në veri të Nigerisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Agjencisë Nigeriane të Emergjencave (SEMA) për rajonin Jigawa, Haruna Mairiga tha për AA se është rritur në 153 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në zonën Majia të Jigawa-s. Ai theksoi se ata që humbën jetën në vendin ku ndodhi shpërthimi u dogjën në nivel sa nuk mund të identifikohen.

Zëdhënësi i policisë së rajonit Jigawa, Lawan Adamu tha se 100 persona të plagosur në shpërthim janë vendosur në trajtim. Pas incidentit, presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu kërkoi rishikim gjithëpërfshirës të protokolleve të sigurisë së transportit të karburantit në të gjithë vendin.

Mbrëmë, një cisternë që transportonte karburant doli jashtë kontrollit dhe u përmbys ndërsa po lëvizte me shpejtësi në autostradën Kano-Hadeja në lagjen Majia të rajonit Jigawa. Derisa banorët vendas përpiqeshin të zbraznin karburantin nga cisterna e përmbysur, cisterna shpërtheu dhe shumë njerëz u dogjën për vdekje./aa