Në Istanbul të premten do të mbahet takimi i tretë i formatit 3+3 për Kaukazin Jugor, tha sot Ministria e Jashtme turke.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të jetë nikoqir i takimit, ku do të marrin pjesë homologët e tij nga Rusia, Irani, Azerbajxhani dhe Armenia, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Bisedimet e para në formatin 3+3 u mbajtën në Moskë në dhjetor 2021 në nivel zëvendësministrash të jashtëm, gjithashtu pa pjesëmarrjen e Gjeorgjisë./aa