Të paktën 40 persona kanë vdekur për shkak të epidemisë së difterisë në shtetin Kano në veri të Nigerisë.

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, shumica e viktimave janë fëmijë ndërsa shumë persona janë në trajtim si pasojë e epidemisë së difterisë që po përhapet me shpejtësi në shtetin Kano.

Zyrtarët thanë se epidemia e difterisë është përhapur gjatë dy muajve të fundit. Në Nigeri në vitet 2022-2023, janë zbuluar 16.518 raste të difterisë ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi 800 persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi se ka pasur valë të dytë të epidemisë në vend për shkak të rritjes së rasteve të difterisë. Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) vitin e kaluar si pjesë e luftës kundër epidemisë dërgoi 9.3 milionë doza vaksine në Nigeri.

Difteria, e njohur edhe si "sëmundja e syrit të shpendëve", shfaqet kur mikroorganizmi i quajtur "corynebacterium diphtheriae" vendoset në fyt, hundë, sy dhe lëkurë. Sëmundja ngjitëse mund të çojë në vdekje./aa