Ushtria izraelite njoftoi se si pjesë e zgjerimit të sulmeve në Jabalia në veri të Rripit të Gazës u dërguan ushtarë shtesë në rajon.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se ushtarë të përbërë nga këmbësoria luftarake morën pjesë në sulmet në Jabalia gjatë natës.

Thuhet se ky vendim është marrë në kuadër të zgjerimit të sulmeve në Jabalia. Ushtria izraelite filloi sulm tokësor përsëri në rajonin Jabalia në veri të Gazës më 6 tetor.

Mijëra civilë janë bllokuar në kampin e refugjatëve Jabalia, i cili u bombardua nga ajri si dhe nga sulmet tokësore.

Raportohet se për banorët e Jabalia-s, ku sulmi izraelit vazhdon intensivisht, prej ditësh nuk është dërguar asnjë ndihmë humanitare, përfshirë ushqime dhe ujë.

 

- Plani i Izraelit për të detyruar palestinezët në Gazën veriore të migrojnë

Ushtria izraelite nisi sulm tokësor në veri të Gazës, veçanërisht në kampin e refugjatëve Jabalia, më 6 tetor.

Mendohet se ky hap është ndërmarrë për të evakuuar palestinezët nga veriu i Gazës për të përgatitur një vendbanim për izraelitët, gjë që u raportua më parë në mediat izraelite dhe i njohur si "plani i gjeneralëve".

Në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale më 7 tetor, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee paralajmëroi palestinezët në Beit Hanoun, Jibaliya dhe Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës dhe ndau hartën e zonave që do të evakuohen.

Vlen të përmendet se harta e shpërndarë nga Adraee, e cila u bëri thirrje palestinezëve të shkonin në rajonin Measi në jug të Gazës, ishte e ngjashme me "planin e gjeneralëve" për migrimin e detyruar të palestinezëve, i cili u përgatit me iniciativën e ish-shefit të Departamentit të Operacioneve në ushtrinë izraelite gjeneralit Giora Eiland dhe e prezantuar në qeveri.

Qeveria izraelite nuk dha deklaratë për planin, i cili u pasqyrua në media muajin e kaluar. Në lajmet e televizionit shtetëror izraelit KAN u njoftua në shtator se kabineti po shqyrtonte këtë plan./aa