Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, deklaroi se lufta e mundshme midis Izraelit dhe Iranit duhet të “konsiderohet si një mundësi e lartë” dhe paralajmëroi se vendi dhe rajoni duhet të jenë gati për të.

“Kjo duhet të konsiderohet si një mundësi e lartë. Mendoj se do të ishte hapi më i saktë nëse do të vlerësohej si një mundësi e lartë nga shtetet e rajonit dhe nga ne, sepse duhet të jemi gati për një mundësi të tillë si vend dhe si rajon, natyrisht, ky zgjerim nuk është zgjerimi që ne duam." bëri vlerësimin e tij”, tha Fidan në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në “Haber Global”.

Duke theksuar se Türkiye ka bërë përpjekje intensive për të siguruar paqen dhe për t’i dhënë fund konflikteve gjatë 20 viteve të fundit, Fidan tha: “Prandaj, ne në asnjë mënyrë nuk jemi përkrahës të ndonjë konflikti me Iranin ose fillimit të një lufte. Ne jemi plotësisht kundër kësaj, por nga ana tjetër, nëse Irani vepron në vetëmbrojtje, sigurisht, kjo është e drejta e tij”.

Ai tha se “Gaza, fatkeqësisht, është shndërruar në një varrezë të hapur, ku vriten dhe kryhet gjenocid ndaj dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm”.

Lidhur me pretendimet se lideri i Hamasit Yahya Sinwar është vrarë, Fidan tha se ende nuk ka konfirmim nga Hamasi dhe se duhet të pritet./aa