Politika e përbashkët e veprimit për energjinë dhe klimën në BE mund t’i kursejë vendeve evropiane 248 miliardë euro midis 2024 dhe 2050, ku vetëm Gjermania do të kursejë 66 miliardë euro.
Një shifër e tillë u bë me dije pas një studimi të kryer nga “Instituti IFO” në Mynih në emër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për Mynihun dhe Bavarinë e Epërme për të llogaritur koston e politikave për zvogëlimin e ndikimeve në ndryshimet klimaterike deri në vitin 2050.
“Duke pasur çdo vend në Evropë që ndjek politikën e veprimit për klimën energjetike vetëm çon në kosto të mëdha shtesë. Veprimi i përbashkët i klimës është gjithmonë më i mirë se veprimi kombëtar për klimën,” u shpreh Mathias Mier, studiues i IFO-së dhe autor i studimit.
Në rast se të gjitha vendet e BE-së së bashku arrijnë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050, kostot do të bien në një total prej 8,381 miliardë euro, dhe kostot e Gjermanisë do të arrijnë në 1,816 miliardë euro./TopChannel