Gruaja e moshuar, e cila një ditë më parë humbi kontaktet me familjes pasi kishte dalë për t kullotur bagëtitë, është gjetur mëngjesin e sotëm e pajetë në pyllin e Mjekës nga shërbimet e bluve.

Sipas njoftimit të policisë, viktima M.Q., 82 vjeçe, dyshohet të ketë rrëshqitur për shkak të terrenit të vështirë, e si pasojë e dëmtimeve të ketë humbur jetën.

E moshuara gjithashtu vuante nga skleroza, referuar kështu deklarimeve të familjarëve të saj.

Sakaq, ndaj trupit të 82 vjeçares do të kryhet ekspertiza mjekoligjore, për të provuar dyshimet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Njoftimi i policise:

Elbasan/Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases M. Q., iu informojmë se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga semundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes./GazetaShqiptare