Pogradeci gjatë këtij sezoni, ka qënë një ndër destinacionet e përzgjedhura. 85% e turistëve që e kanë viztituar juglindjen, sipas statistikave të bashkisë, kanë qenë turistë të huaj kryesisht të ardhur nga Evropa Perëndimore.

Ndikimi në këto shifra ka ardhur falë bashkëpunimit që operatorët turistike të Korçës dhe Pogradecit në veçanti, kanë patur me agjenci turistike të huaja.

Manol Gazi dhe Pandi Tasellari, dy prej operatorëve turistikë në Pogradec, kanë thënë se nga koordinimi që kanë kryer me agjencitë e vendeve europiane, janë sjellë rreth 40.000 turistë, ndërsa kanë mbyllur dhe shumë rezervime për vitin vitin e ardhshëm.

Investimet e realizuara në Pogradec e në veçanti në parkun e Drilonit edhe për kryetarin e bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, kanë rritur interesin e turistëve të huaj.

Më shumë se 600 mijë turistë kanë vizituar këtë vit juglindjen e vendit. Kjo ka nxitur investimet në rritjen e kapacitet akomodues./Scan