Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e tij në një arsenal prej mijëra vizatimesh dhe qindra pikturash, nëpërmjet ekspoztiës "Imazhe të gërvishtura" sjell fasadat e Beratit në Pogradecin e liqenit.

Golemi thotë se rikthehet pas me këtë ekspozitë pas 14 vitesh në Pogradec, duke sjellë një ekspozitë ndryshe, kolorite aq edhe të thellë.

Për piktorin pogradecar Vangjo Vasili, Arbeni është artist i një tjetër kalibri, i cili si një arkitekt i zoti, sjellë në pikturë forma, ngjyra dhe drita që pakkush arrin ti realizojë si ai.

Ekspozita "Imazhe të gërvishtura" përbëhet nga 18 punime të përmasave të mëdha dhe për disa ditë do të qëndrojë e hapur për publikun artdashës pogradecar./Tema