Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e Sylvinhos në “Shtëpinë e Futbollit”.

 

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi në takimin ndaj Polonisë.

“Kuqezinjtë” luajnë në Varshavë ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Euro 2024 (27 mars), përballje që do të transmetohet në SuperSport prej orës 20:45.

Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit ditën e hënë, duke plotësuar të gjithë grupin e Kombëtares. 

 

Ky i fundit zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.

 

Ndërkohë do të ketë një tjetër seancë stërvitore ditën e sotme, e cila do të nisë në orën 15:30.