Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës.

Basha në një postim në rrjetet sociale, shkruan se “kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin”.

Ai më tej thotë se “fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”./ata