Gjatë vizitës në SHBA ku po zhvillon takime me bashkëatdhetarë që jetojnë e punojnë në SHBA, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues politik i PS për Diasporën, Taulant Balla është nderuar me çelësin e qytetit dhe certifikatën e mirënjohjes në New Jersey.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla ndau foto nga momenti i dorëzimit të çelësit prej kryetarit të qarkut Bergen në New Jersey.

“Shumë i nderuar për Çelësin e Qytetit dhe Certifikatën e Mirënjohjes nga kryetari i Qarkut Bergen, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë”, shkroi Balla.

Ministri Balla në New Jersey u prit në një takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Fairview, Violeta Berisha, e para grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA./ata