Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, foli për vrasjen e 42-vjeçarit në Pogradec. Ai tha se shteti u mobilizua për të fshehur ngjarjen. Balliu tha se kur drejtësia nuk funksionon, është sovrani ai që e vendos atë.

Në një kohë të tillë kur drejtësia nuk funksionin, për të kthyer të drejtën ka vetëm një institucion që është populli. E vranë në Pogradec dhe u mor një shtet i tërë për të fshehur vrasjen sepse ai ishte nipi i ish-kryetarit të PS për fshatrat. U mor një shtet i tërë për të fshehur një krim. A nuk ishte e njëjta gjë me Ardit Gjoklajt? Ne nuk duam dhunë, por pushtetit të korruptuar i duhet vënë flaka që të shihet deri në hënë. Doni të ndalojë protesta, arrestoni hajdutët. Doni të ndalojmë protestat? Ndaloni vjedhjet”, tha ai.

Balliu vijoi edhe me akuzat në adresë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

“Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Janë paguar miliona euro dhe plehrat janë sërish në rrugët e Tiranës. Këta janë gati të arrestojnë të gjithë Shqipërinë, vetëm Rama e Veliaj mos të preken. Në Shqipëri ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Ka taksë për infrastrukturën rrugore, por Astiri dhe zona të tjera janë pa shkollë. Ku shkojnë këta para? Thuhet se nuk ka shkelje. Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli. Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve. Drejtorët janë në burg me urdhër të Veliajt. Ky është arkitekti i 5D, arkitekti i inceneratorëve, ky është kryehajduti”./BalkanWeb