Mediat britanike kanë raportuar disa detaje të reja nga ndarja e ish-futbollistit të Manchester United, Cristiano Ronaldo me modelen ruse, Irina Shayk në vitin 2015.

 

Sipas Sport Bible, modelja e njohur humbi pjesën më të madhe të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pasi historia e dashurisë më futbollistin përfundoi.

 

Ronaldo dhe Shayk qëndruan lidhur mes viteve 2010-2015 dhe kur gjithçka u mbyll, ajo iu kërkoi fansave në Instagram që ta heqin nëse e njohin vetëm si ish-e dashura e CR 7.

 

 

Dhe fjala e saj u ndoq nga më shumë se 11 milionë ndjekës, të cilët i bënë “unfollow” brenda 24 orësh, një rënie drastike kjo me 75%,

 

Megjithatë, kjo gjë ishte e përkohshme pasi tashmë Shayk numëron më shumë se 21 milionë ndjekës, por prapë shumë mbrapa 564 milionë që ka futbollisti portugez.