Ministri i Punëve të Brendshme të Türkiyes, Ali Yerlikaya deklaroi se ka patur sulm terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAŞ) dhe se nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur.

"Ka ndodhur një sulm terrorist kundër objekteve të Kompanisë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAŞ) në Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit tanë. Publiku do të informohet për zhvillimet. Merrni parasysh deklaratat nga burime zyrtare", tha ministri Yerlikaya në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale./aa