Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) mori sot çmimin "Henry Davison", një nga çmimet më të larta ndërkombëtare për sa u përket përpjekjeve humanitare.

Organizata njoftoi në X se është "e nderuar që mori çmimin Henry Davison".

"Ky çmim shënon kontributet e paçmuara të vullnetarëve tanë, veçanërisht atyre të përkushtuar ndaj nismave tona 'Gjysmëhëna e Kuqe Pa Pengesa'", shtoi ajo./aa