Rruga “Petro Marko” në Vlorë i është nënshtruar rikonstruksionit me një fond prej 130 milionë lekë me TVSH.

Kryebashkiaku Dredha tha se “një nga arsyet që kemi filluar këtë rrugë është edhe 100-vjetori i hapjes së Shkollës Tregtare në qytetin tonë”.

“Rruga e ka bazamentin, thjesht aty ka beton do të hiqet dhe do të shtrohet me të gjitha standardet. Do të ketë edhe trotuare, pasi rruga ekzistuese nuk ka pasur. Gjithashtu rruga do të jetë dykalimshe dhe do të ketë ndriçim”, tha Dredha.

Drejtuesi politik i qarkut Çuçi u shpreh se “ky është një segment i rëndësishëm që të çon edhe në Shkollën Tregtare, si dhe iu shërben shumë banorëve të kësaj zone e bizneseve dhe është gjithashtu një aks panoramik”.

“Mezi pres të rikthehem së shpejti kur punimet të jenë përfunduar”, tha Çuçi.

Rruga “Petro Marko” është një nga rrugët më të rëndësishme të qytetit të Vlorës. Ajo ndodhet në zonën më të populluar dhe me atraksion turistik.

Rruga gjatë giithë gjatësisë së saj ka terren të pjerrët dhe për këtë arsye devijimi dhe grumbullimi i ujërave të shiut është realizuar me kanal të hapur.

Rruga ka gjatësi 720 metra- linear dhe ndërhyrjet konsistojne në 3 seksione. Trotuaret janë parashikuar në seksionin 1 dhe 2 sepse vetëm aty mund realizohen. Është parashikuar ndriçimi i rrugës me 44 shtylla ndriçimi./ata