Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, nga ku ka theksuar mbështetjen dhe solidaritetin për Ukrainën.
Gjatë fjalës së saj, ajo është shprehur se mbështetja dhe solidariteti për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së Ukrainës është një mision i të gjithë vendeve dhe parlamenteve.
Spiropali u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet dhe agresionin e paprovokuar për dhunimin e rendit ndërkombëtar, bombardimet, vrasjen e civileve, rrëmbimin dhe marrjen peng të fëmijëve, etj.
“Takimi ynë në të tretin Samit të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë është një kontribut për sigurinë europiane dhe globale dhe dëshmon vendosmërinë tonë qe kjo te behet e mundur nëpërmjet një paqeje të drejtë”, theksoi ajo.
Spiropali shtoi më tej se Shqipëria, parlamenti, qeveria, institucionet dhe qytetarët shqiptarë, kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë vendosmërisht dhe pa u lëkundur në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus, deri në fund.
Deklarata e plotë
Shkëlqesia Juaj, znj. Kryetare Mierina,
Shkëlqesia Juaj, z. Kryetar Stefanchuk,
Shkëlqësi kolege e kolegë, kryetare dhe perfaqesues të parlamenteve,
Mbështetja dhe solidariteti për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së Ukrainës është një mision i të gjithë vendeve tona, i të gjithë parlamenteve tona
Ne jemi sot në Riga per të shprehur mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe per te mbrojtur rendin ndërkombëtar.
Ne jemi të gjithë të shqetesuar nga krimet e Rusisë kundër Ukrainës, nga agresioni i paprovokuar te dhunimi i tmerrshem i rendit nderkombetar, bombardinet, vrasja e civileve, rrembimi dhe marrja peng e fëmijeve, deportimet, fati tragjik i Tartarëve ne Krime, represioni dhe sjelljet çnjerezore, jane shenja të ketij pushtimi. Ështe detyrimi ynë që Rusia të mbajë përgjegjësi për këto krime.
Takimi ynë sot, në të tretin Samit të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë është një kontribut për sigurinë europiane dhe globale dhe dëshmon vendosmërinë tonë qe kjo te behet e mundur nepermjet nje paqeje të drejtë.
Krimea ishte fillimini i pushtimit rus. Prandaj Plaftorma e Krimesë është përpjekja jonë e përbashkët t’i rezistojmë tentativës së Rusisë për të shkatërruar rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla.
Ukraina nuk lufton vetem për çlirimin, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
Ano lufton të mbështese rregullat dhe vlerat tona te perbashketa, menyrën tonë te jeteses nga nje regjim autoritar qe perdor jo vetem armet luftarake, keqinformimin dhe diziinformimin, sulmet kibernetike, sigurine ushqimore, nderhyrjen ne zgjedhje dhe akte te tjera malinje kunder te gjitheve ne.
Shqipëria, parlamenti, qeveria, institucionet dhe qytetarët e saj kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë vendosmërisht dhe pa u lëkundur në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus deri ne fund.
Ne e dime qe lufta ka çmimin e saj. Populli i Ukrainës, per fat te keq, e di mire kete.
Eshte e rendesishme qe ne te gjithe te mbeshtesim planin e Ukraines per nje paqe te drejte. Opcionet e tjera do te ishin nje kercenim permanent per sigurine tone te perbashket dhe nje riperseritje e e gjendjes se pasigurise ne Europe e me tej.
Shqiperia ka qene nje partner i besueshem ne kete lufte. Një nga vendet e para me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihma me pajisje ushtarake, Samiti i Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, i mbajtur në Tiranë në shkurt 2024, me prezencen e Presidentit Zelensky, Konferenca e nivelit të lartë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës, në Berlin, Samiti i Nivelit të Lartë të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në këto dy të fundit kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoj Shqipërinë, gjithe nismat e ShBA, BE, NATO dhe komunitetit nderkombetar, kontributi si bashkëpenëmbajtëse me SHBA, gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit gjatë viteve 2022-2023, janë shenja te forta te mbeshtetjes sone te palekundur.
Mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën do të vijojë, jo vetëm për çlirimin e saj, por për një paqe të drejtë dhe rindërtimin e vendit.
Pushtimi dhe kjo luftë e imponuar e Ukrainës është një kërcënim për rendin ndërkombëtar, me pasoja të paparashikueshme.
Prandaj eshte shume e rendesishme te mos harrojme se Krimea eshte Ukraine dhe asnje pushtim i perkohshem nuk mund ta ndryshoje kete.
Aleanca dhe solidariteti me autoritetet dhe popullin e Ukrainës është luftë për të mbrojtur qytetërimin tone, të ngritur mbi themelet e lirisë, të vetëvendosjes së popujve dhe të drejtës së shenjtë për të vendosur vetë për fatin e tyre./GazetaShqiptare